Soreca përshëndet ndihmat për zjarret: Sot treguam solidaritetin europian

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 19:46 | Aktualitet
Soreca përshëndet ndihmat për zjarret: Sot treguam solidaritetin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përshëndeti ndihmën e ardhur sot në Shqipëri për luftën kundër zjarreve masive që janë ende aktive në zona të ndryshme të vendit.

“Ndërkohë që beteja kundër flakëve vazhdon, vijon edhe solidariteti i Bashkimit Europian ndaj popullit shqiptar”, shkruan ambasadori në rrjetet sociale.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1423693696235708416

Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 3 helikopterë, dy nga Holanda dhe një nga Çekia, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

Nga Çekia mbërriti helikopteri i parë, nga 3 që pritet t’i bashkohen flotës së ndihmës për shuarjen e flakëve. Bashkë me helikopterët, pjesë e ndihmës janë edhe mbi 50 forca ushtarake të specializuara në fushën e emergjencave civile, të cilët do t’i bashkohen efektivëve shqiptarë që prej ditësh janë në përpjekje të pandërprera për shuarjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/06/mberrijne-nga-holanda-dy-helikoptere-chinook-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos