
Disa ushtarë, të cilët gjatë këtyre ditëve të nxehta janë duke luftuar me flakët në zonën e Vlorës, por jo vetëm, kanë përfunduar në urgjencë.
Nga të dhënat e para dyshohet se ushtarët mund të jenë helmuar nga ushqimi. Ata janë paraqitur me diarre dhe të vjella, ndërsa 2 prej tyre me temperaturë 38 gradë celsius.
Disa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore Orikum dhe më pas janë çuar në Urgjencën e Vlorës. (A2 Televizion)