Gramsh, godet policin në rrugë se e kishte shoqëruar në komisariat një natë më parë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 20:42 | Kronikë
Gramsh, godet policin në rrugë se e kishte shoqëruar në

Një ngjarje deri diku e pazakontë edhe për Shqipërinë ka ndodhur sot në qytetin e Gramshit. Dy të rinj nga Gramshi, shtetasit E.Sh dhe K.B, 25 dhe 24 vjeç janë arrestuar sot në flagrancë teksa po godisnin një punonjës policie.

Arsye e gjestit që mund të ketë pasoja të rënda për të rinjtë ishte arrestimi i E.Sh natën e kaluar.

I riu ishte konfliktuar me disa persona gjatë një feste të organizuar nga Bashkia,  dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në komisariat.

I liruar pas pak orësh, në vend që të qetësohej, i riu bashkë me personin tjetër të arrestuar kanë pritur punonjësin e policisë që e kishte shoqëruar dhe kanë filluar ta godasin.

Polici pas pak minutash është ndihmuar nga një patrullë e cila arrestoi në flagrancë të rinjtë, që tani do të akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos