Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, i dyshuar trafikues i mjeteve motorike, si dhe ka sekuestruar një mjet tip Lamborgini Huracan, me vlerë rreth 250 000 euro. M.D. është vënë në pranga pasi Policia ka konstatuar se makina rezulton e vjedhur në Gjermani.
I arrestuari, i lindur në Elbasan, por me banim në Shtutgart të Gjermanisë, kishte hyrë me mjetin luksoz në 13 korrik të këtij viti në Shqipëri. Më 30 korrik, makina ishte deklaruar e vjedhur në Gjermani. Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim një tjetër person, B.M., 43-vjeç, po banues në Gjermani, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në këtë vepër penale. (A2 Televizion)
