Putin akuza Perëndimit: Nuk i merr seriozisht paralajmërimet e Rusisë për vijat e kuqe

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 20:25 | Bota
Putin akuza Perëndimit: Nuk i merr seriozisht paralajmërimet e

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi nuk po i merrte mjaft seriozisht paralajmërimet e Rusisë për të mos kaluar "vijat e kuqe" të saj dhe se Moska duhej të merrte garanci serioze sigurie nga Perëndimi.

"Duhet të kemi parasysh që partnerët perëndimorë e përkeqësojnë situatën duke i dorëzuar Kievit armë vdekjeprurëse moderne dhe duke kryer ushtrime provokuese në Detin e Zi, dhe jo vetëm në Detin e Zi, por në rajone që ndodhen afër kufijve tanë. Ne vazhdimisht tregojmë shqetësimet tona, ne flasim për vija të kuqe, por sigurisht e kuptojmë se partnerët tanë i marrin të gjitha paralajmërimet tona shumë sipërfaqësore".

Në një fjalim para zyrtarëve të politikës së jashtme në Moskë, Putin tha se bisedimet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën lindore po shkojnë drejt një rruge qorre dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e krizës së emigrantëve në Bjellorusi kundër aleatit të Moskës, Minskut.

Putin gjithashtu i përshkroi marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara si "të pakënaqshme", por tha se Moska ishte e hapur për dialog dhe samiti i qershorit me presidentin Joe Biden kishte lënë hapësirë ​​për një përmirësim të marrëdhënieve.

“Po, në shumë çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare interesat, vlerësimet, pozicionet tona vërtet ndryshojnë, siç e dinë të gjithë, ndonjëherë në mënyrë radikale. Dua të them edhe një herë, ne jemi të hapur për kontakte dhe shkëmbime mendimesh dhe për dialog konstruktiv”, tha Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos