Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i dyti brenda një jave, lëkundjet ndihen deri në Izrael

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 13:28 | Bota

Greqia u godit mëngjesin e së martës nga një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6 i shkallës rihter, i dyti brenda një jave. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Mesdhe, ndërsa lëkundjen u ndjen edhe në brigjet e Turqisë, madje deri në Izrael e Egjipt.

Fatmirësisht, si pasojë e tërmetit nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima. “Ishte i fuqishëm dhe zgjati për rreth 30 sekonda”, tha një banor i ishullit të Rodosit.

Nga tërmeti i para një jave, me magnitudë 6,3 i shkallës rihter, pranë ishullit të Kretës, mbeti i vdekur një person, ndërsa me dhjetëra të tjerë u plagosën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos