Rusia regjistron bilancin më të rëndë ditor nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 11:03 | Bota
Rusia regjistron bilancin më të rëndë ditor nga nisja e

Ndonëse në shumë vende të botës kurba e pandemisë po sheshohet dhe po pëson ulje, në Rusi është krejt e kundërta.

Autoritetet shëndetësore në këtë vend raportojnë se në 24 orët e fundit u regjistrua numri më i madh i viktimave që nga nisja pandemisë.

1015 persona të tjerë humbën jetën nga Covid-19, ndërsa mbi 33 mijë të tjerë rezultuan të infektuar.

Kremlini zyrtar, pak ditë më parë, iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si e vetmja mundësi për të luftuar koronavirusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos