
Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, i ftuar në Absolut 4, u shpreh se valë të rënda të pandemisë si ato që kemi kaluar, nuk pritet të kemi sërish. Ai theksoi se një ndihmesë të madhe do të japë procesi i vaksinimit.
“Valë si këto që kemi kaluar nuk do të ketë më. Vaksinat do të japin efektin e tyre. Tregu do të ketë edhe më shumë vaksina”, tha Brataj.
Sa i përket lëvizjet në vendet e Bashkimit Europian, Brataj u shpreh se këtu ndikojnë edhe faktorët gjeopolitik dhe këtu solli edhe rastin e Greqisë.
“Më duket e pakuptimtë. Greqia ka 38 të vdekur dhe nuk lejon të hyjnë shqiptarët. Është edhe politika në mes. Megjithatë, vera do të jetë edhe më e lirë edhe për shqiptarët”, u shpreh Brataj. (A2 Televizion)