
Në emisionin Absolut 4 në A2 u diskutua rreth situatës së pandemisë në vendin tonë dhe vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që lehtësoi disa nga masat.
Për kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, situata në Shqipëri është relativisht e mirë, por duhet treguar kujdes pasi virusi nuk është zhdukur ende.
Për sa i përket lehtësimit të masave, Brataj u shpreh se ato mund të rishikohen më tej bazuar në situatën epidemiologjike.
“Duhet t’i lexojmë shifrat me kujdes. E di që janë 43 pacientë, po shtrime ka ende në spital. Marrja e masave bëhet në bazë të të gjithë indikatorëve. Janë 3-4 bashki të vogla që e kishin prevalencën më të madhe dhe kjo për shkak të festave të fundit. Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes. Nuk duhen hequr menjëherë masat. Eksperienca jonë ishte ajo e masave konstante dhe jo të egra. Monitorimi mund të sjellë një rishikim të masave në bazë të situatës”, tha Brataj. (A2 Televizion)