
Drejtësia greke miraton ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhiut, i dënuar në Shqipëri dhe i akuzuar nga SPAK për "masakrën e Lushnjës".
Lajmi u konfirmua për A2CNN nga avokati Detar Hysi, mbrojtësi ligjor në Gjykatën e Posaçme i Haxhiut.
Vendimi për ekstradimin e Haxhiut është dhënë nga gjykata e Janinës, bazuar në kërkesën dhe aktet e përcjella nga pala shqiptare.
Në të njëjtën seancë është refuzuar kërkesa për azil e Haxhiut. Sipas avokatit Hysi, vendimi i Gjykatës së Janinës do të ankimohet në Apelin e Patras.
"Do të vijojmë betejën ligjore në të gjitha shkallët e gjykimit", tha avokati Hysi. (A2 Televizion)