Policia shpëton 2 turistë holandezë, u bllokuan te Gjiri i Filikurit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 08:54 | Kronikë

Policia e Dhërmiut njofton se u ka ardhur në ndihmë dy turistëve holandezë që ishin bllokuar në Gjirin e Filikurit në Himarë. Sipas policisë, njëri prej tyre ishte edhe i dëmtuar, për shkak të rrëzimit.

“Gjiri i Filikurit, Himarë/ Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në gjirin e Filikurit, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve holandezë, njëri prej të cilëve ishte dhe i dëmtuar, për shkak të rrëzimit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë është njoftuar se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, 2 turistë holandezë të cilët po eksploronin zonën, kishin mbetur të izoluar në gjirin e Filikurit dhe se njëri prej tyre ishte dhe i dëmtuar nga rrëzimi.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët holandezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.” (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë kufitare të Dhërmiut

A2 CNN Livestream

Latest Videos