
Greqia iu shtua listës së vendeve që ashpërsojnë kufizimet ndaj udhëtarëvë nga Rusia. Pas kritikave të kancelares Angela Merkel se po lejonte turistë nga vende me qarkullim të lartë të variantit Delta, Athina njoftoi se të gjithë shtetasit rusë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo, do të duhet të tregojnë testin negativ.
Greqia gjendet mes dy zjarreve, atë të frenimit të përhapjes së variantit Delta, dhe shpëtimit të turizmit nga një tjetër vit katastrofik.
Për të përshpejtuar vaksinimin, autoritetet vendosën të shpërblejnë të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç me 150 euro dhe 1 muaj shërbime telefonike falas për dozën e parë të vaksinës kundër koronavirisit. Mbi 18 mijë regjistrime për vaksinë u bënë që në orët e para. (A2 Televizion)