Tre viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 19:38 | Ballkani
Tre viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 9 raste të reja me koronavirus. Autoritetet njoftuan gjithashtu se tre pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Vendi fqinj ka regjistruar 13 pacientë të shëruar ndërsa 251 raste mbeten aktive.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 155.663, numri i të shëruarve është 149.946 kurse i viktimave 5484. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos