Vetëtima të shumta kanë goditur Athinën të martën në mbrëmje duke e ndriçuar kryeqytetin grek. Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë vendin që prej të hënës, e madje ka pasur raportime edhe për përmbytje në disa krahina të vendit, ndërsa të tjera janë përfshirë nga breshëri.
Observatori Kombëtar i Athinës raportoi për mijëra vetëtima në të gjithë Greqinë gjatë këtyre ditëve, ndërsa meteorologët parashikojnë që koha e keqe të zgjatë deri të enjten. (A2 Televizion)