
Një grup i armatosur dhe i maskuar sulmoi dy lokale dhe një hotel në qytetin e Celaya, në shtetin e Guanajuatos, duke vrarë të paktën 11 persona.
Sipas policisë, rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërkohë që pjesa më e madhe e viktimave janë gra.
Autoritetet besojnë se bilanci mund të jetë dhe më i rëndë pasi shumë nga të lënduarit që mbetën në këto ngjarje ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)