“Grusht shteti” në xhungël, mbreti vritet nga të tijtë

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 22:17 | Aktualitet

Një luan i njohur si “mbreti i Serengetit” është vrarë nga rivalët më të rinj, raportojnë disa nga organizatat më të njohura për mbrojtjen e kafshëve.

Operatorët turistikë dhe vizitorët në parkun kombëtar kanë “bërë homazhe” për luanin Bob Junior, i njohur gjithashtu me nofkën Snyggve.

Felini më i njohur në Serengeti, Bob Jr kishte një reputacion të frikshëm mes rivalëve të tij dhe sundoi për 7 vjet me ndihmën e vëllait të tij, Tryggve.

"Ata donin të rrëzonin Bob Junior. Këto incidente zakonisht ndodhin kur koka e një tufe plaket ose ndonjëherë kur luanët e tjerë meshkuj nuk janë të kënaqur me kontrollin e tij mbi një territor të madh.

Supozohet se vëllai i tij gjithashtu pati të njëjtin fat”, tha oficeri i ruajtjes së parkut Serengeti, Fredy Shirima.

Serengeti në Tanzaninë veriore është shtëpia e rreth 3,000 luanëve dhe tërheq mijëra turistë vendas dhe të huaj çdo vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos