Grushte në stadiumin e Korçës, një qytetar ofendon presidentin Ardian Takaj

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 16:39 | Sporte të tjera
Grushte në stadiumin e Korçës, një qytetar ofendon

Në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Vllaznisë një episod ka ndodhur në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçë ku një person i është afruar presidentit korçar Ardian Takaj duke e ofenduar atë.

Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushteve.

Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos