
Pandemia koronavirus i ka shkaktuar Kosovës një dëm tepër të madh ekonomik. Sipas të dhënave, në dy vitet e fundit janë mbyllur rreth 3 mijë biznese në këtë shtet. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar në shuarjen e një numri kaq të madh të bizneseve është dhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes.
Pjesa më e madhe e atyre që mbyllën aktivitetin I përkisnin sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të falimentuara në Kosovë figurojnë dhe biznese në fushën e ndërtimit.
Ekspertët shpresojnë që qeveria të marrë masa dhe të miratojë një paketë mbështetëse për bizneset si rrjedhojë e krizës me pandeminë dhe atë energjetike. (A2 Televizion)