Policia e Mjanmarit ka ngritur akuza ndaj lideres së rrëzuar nga pushteti me grusht shteti, Aung San Suu Kyi, dhe për arsye hetimore ajo do të qëndrojë pas hekurave, deri në 15 shkurt.
Akuza është qesharake deri diku, pasi sipas raportimeve, Aung San Suu Kyi akuzohet për futje në mënyrë ilegale të pajisjeve të komunikimit dhe kjo sepse gjatë arrestimit të saj, në banesë iu gjetën 6 radiomarrëse.
Grushti i shtetit në Mjanmar në këtë mënyrë i dha një goditje shumë të fortë demokracisë së brishtë që sapo ishte vendosur në vend dhe për këtë arsye solli dhe reagimin e vendeve perëndimore.
Liderja Suu Kyi fitoi me një diferencë shumë të madhe zgjedhjet në muajin nëntor, por ushtria i konsideroi ato të manipuluara dhe me këtë arsyetim u nxorën dhe trupat në terren. (A2 Televizion)