Gushti sjell pushues të tjerë, fluks hyrjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 10:20 | Aktualitet
Gushti sjell pushues të tjerë, fluks hyrjesh në Kapshticë

Rritet numri i hyrje daljeve në PKK Qafë Thanë.

Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit nga Maqedonia drejt vendit tonë kanë hyrë e kanë dalë rreth 28 900 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Numri më i madh i shtetasve të hyrë nga vendi fqinjë drejt vendit tonë janë shqiptarë të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut por edhe shtetas të vendeve të Evropës Lindore të cilët kalojnë pushimet në bregdetin tonë.

Siç ka të tjerë të cilët kalojnë tranzit për në vendet e BE. Burime zyrtare thanë se gjatë këtyre 3 ditëve të para të gushtit nga Maqedonia drejt Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 17 700 shtetas.

Megjithëse fluksi gjatë këtyre tre ditëve ka qenë i lartë në hyrje dhe dalje nuk ka pasur rradhë të gjata edhe prë shkak të vetëm një kontrolli që bëhet në këtë pikë kalimi kufitar prej datës 1 Gusht.

Gjatë këtyre 3 ditëve pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje po aq sa punon edhe pala maqedonase me të njëjtën procedurë.

Në PKK Kapshticë numri më i lartë ka qenë në hyrje nga Greqi drejt Shqipërisë me 11 070 shtetas ndërkohë që kanë dalë 9200 shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos