Haaland “show”, makineri golash edhe në Champions, realizon 5 herë në 57 minuta

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 22:19 | Futboll

Gjiganti norvegjez i Manchester City-t ka shpërthyer në ndeshjen e kësaj të marte ndaj Leipzig të vlefshme për fazën me eliminim direkt të Champions League.

Ai shënoi dy herë në dy minuta, në të 22-tën dhe në minutën e 24-t, ndërsa goli i tretë u realizua në fundin e pjesës së parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Gundogan shënoi golin e katërt për City-n, ndërsa Haaland shënoi të katërtin e tij personal dhe të pestin për skuadrën e tij, por nuk u ndal këtu. Në minutën e 57, ai realizoi edhe golin e pestë personal në këtë sfidë, duke vulosur totalisht kalimin për në fazën e ardhshme të skuadrës angleze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos