Habitet ekuipazhi, krijesa e Arktikut luan me topin si të ishte një qen besnik

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 18:03 | Kapur në kamera
Habitet ekuipazhi, krijesa e Arktikut luan me topin si të ishte një

Gemini Craft është një anije që po përshkon ujërat e Polit të Veriut për arsyeje shkencore. Ekuipazhi i saj ka rënë ndesh ndaj një krijese të çuditshme dhe miqësore, belugën.

https://www.youtube.com/watch?v=7uMSl28_8Rw

Beluga është një gjitar që mbahet mend për format e tij dhe ngjyrën karakteristike të bardhë, siç është dhe ngjyra që rrethon peizazhet ku gjitari jeton, pikërisht zonat më veriore të Kanadasë, Alaskës dhe Rusisë.

Ekuipazhi i Gemini Craft duke njohur karakterin social të kafshës, përfitoi për të luajtur pak me të, dhe rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Ashtu si të ishte qeni më besnik, beluga ndiqte topin e regbisë që i kishin hedhur dhe e kthente “pronarit”, me një fytyrë që duket sikur buzëqesh.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos