Aksident zinxhir kamionësh në Gjermani, dy të vdekur

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 18:19 | Bota
Aksident zinxhir kamionësh në Gjermani, dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me 3 kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i 5-të u përplas me katër të tjerët, sipas mediave të huaja.

Prej përbërjes së materialeve brenda në kamionë, u raportuan disa shpërthime dhe banorëve aty pranë iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.

Po ashtu mediat e huaja raportuan se autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos