Hakimi e nis keq aventurën te PSG...infektohet me koronavirus

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 13:12 | Futboll
Hakimi e nis keq aventurën te PSG...infektohet me koronavirus

Ka nisur keq aventura e Achraf Hakimit te Paris Saint Germain. Blerja më e re e klubit francez ka rezultuar pozitiv në testin e fundit antiCovid dhe për këtë arsye është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për këtë arsye, Hakimi nuk do të luajë në ndeshjet miqësore ndaj Augsburg dhe Genoa.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Interit, i kushtoi 60 milionë euro financave të klubit të kryeqytetit francez dhe pritet të jetë një nga pikat e referimit në sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos