Hakimi firmos me Interin, 40 milionë euro për Realin

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 17:54 | Futboll
Hakimi firmos me Interin, 40 milionë euro për Realin

Achraf Hakimi, një prej yjeve të Borussia Dortmund, është zyrtarisht lojtar i Interit.

Zikaltërit realizojnë goditjen e bujshme në merkato, duke siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Mbrojtësi maroken, në pronësi të Realit të Madridit, zgjidhi të gjitha detajet e kontratës 5-vjeçare dhe zhvilloi vizitat mjekësore.

Interi afron lojtarin më të shpejtë të Bundesligës, i cili e mbylli këtë sezon me 10 asist dhe 9 gola të shënuar me Borussia Dortmund.

Prej shitjes së Hakimit, Real Madrid do të përfitojë 40 milionë euro, ndërsa vetë lojtari do të paguhet me 5 milionë euro në vit, plus bonuse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos