Hapet më 19 mars gara për Prokuror të Përgjithshëm

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 13:48 | Aktualitet
Hapet më 19 mars gara për Prokuror të Përgjithshëm

Më 19 mars pritet të hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo u konfirmua nga Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi.

Ndërkohë vijojnë aplikimet nga prokurorët që duan të jenë pjesë e strukturës së posaçme antikorrupsion.

Kur ka mbetur dhe një javë afat, numri i kandidatëve ka shkuar në 11. Sipas Ibrahimit SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm me mandat të plotë do të janë gati në muajin qershor.

 Por Këshilli i Lartë gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë janë ankuar për mungesë zyrash financash dhe burimesh njerëzore për çka kanë dërguar shkresë në Kuvend, shoqëruar me faturën financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos