Shkarkohet nga KPA gjyqtari Artan Laze, avokati: Shkojmë në Strazburg

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 13:12 | Aktualitet
Shkarkohet nga KPA gjyqtari Artan Laze, avokati: Shkojmë në Strazburg

Pak minuta pas vendimit të shkarkimit të gjyqtarit Artan Laze nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, avokati i tij deklaron se do t’i drejtohet gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.

Sipas Sokol Hazizit, vendimi i këtij kolegji është kontradiktor. Sipas tij, ky kolegj ka rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe i ka të gjitha mundësitë për ta rikthyer në komisionin e pavarur të kualifikimit pamjaftueshmërinë e hetimit prej tyre, duke pretenduar se ndaj klientit të tij nuk është kryer deri në fund hetimi pasuror.

Laze u gjet në shkelje me deklarimin e pasurive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos