Projekti "Ciel Tower" Projekti "Ciel Tower" Projekti "Ciel Tower" Projekti "Ciel Tower" Projekti "Ciel Tower" Projekti "Ciel Tower" Hotel Gerova, 356 metra lartësi JW Marriott Marquis, 355 metra lartësi Burj Khalifa, 321 metra lartësi Hotel Jumeirah, 309 metra lartësi
Në vitin 2018, hoteli “Gevora” në Dubai, u bë më i larti në botë, plot 356 metra dhe me 75 kate, duke marrë edhe certifikatën nga Libri i rekordeve “Guinness”. Por këtë rekord pritet ta marrë së shpejti një tjetër qiellgërvishtës, i gjithi prej xhami, që po ndërtohet në lagjen Marina, gjithashtu në Dubai.
“Kulla e Qiellit” do të ketë një lartësi prej 360,4 metrash kur të përfundojë, konfirmoi për CNN kompania ndërtuese “The First Group”, me 1042 dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate. Me siglën e firmës arkitekturore “NORR”, që ka krijuar edhe mrekulli të tjera si “Atlantis” dhe “Palm”, lartësia është marrë në konsideratë jo vetëm për të kapur rekorde, por edhe për të maksimizuar fitimin.
Pishina në çati vetëm sa i shton sharmin, ndërsa prej saj mund të shijosh një panoramë 360-gradëshe të të gjithë Dubait. Një numër i konsiderueshëm restorantesh të klasit të lartë do të hapen atje, ndërsa zyra e shtypit konfirmoi se për këtë janë fituar që tani çmime të rëndësishme ndërkombëtare.
Punimet për hotelin kanë nisur që prej vitit 2016 dhe përurimi pritet të jetë në fund të vitit 2022, ose në fillim të vitit 2023.
Dubai do të bëhet kështu vendi me tre hotelet më të lartë në botë. Para “Gevora”-s, me 356 metra lartësi, po në Dubai ndodhej edhe hoteli që mbante kurorën e më të lartit, “JW Marriott Marquis”, me 355 metra lartësi.
Në këtë kategori futen vetëm godinat që përdoren ekskluzivisht për hotele, pasi Rosewood Guangzhou, i hapur në Kinë në vitin 2019, me 530 metra lartësi, nuk konsiderohet si hoteli më i lartë në botë, për shkak se vetëm 39 katet e fundit përdoren për këtë qëllim. (A2 Televizion)