
Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për Bulevardin “Zogu i Parë”. Bëhet fjalë për një fond prej 708.3 milionë lekësh të reja. Specifikimet teknike të tenderit të sapo shpallur, shfaqin projekt për një zonë të tjetërsuar, me ndërhyrje në stola betoni, shatërvan, fasada me dekorime guri, vendqëndrime biçikletash etj.
Bulevardi “Zogu i Parë” fillon nga ish-Stacioni i Trenit deri në Sheshin Skënderbej. Projekti parashikon rehabilitim të plotë në të gjithë gjatësinë e bulevardit. Tenderi do të qëndrojë i hapur deri në datën 11 prill të këtij viti. Ndërkohë që afati për të mbyllur plotësisht punimet është 18 muaj nga nënshkrimi i kontratës. (A2 Televizion)