Hapja e negociatave, Barbullushi: Tani fillon puna reale për Shqipërinë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 21:25 | Politikë
Hapja e negociatave, Barbullushi: Tani fillon puna reale për

Odeta Barbullushi, këshilltare e Kryeministrit dhe koordinatore kombëtare për zonën ekonomike rajonale, në “Intervistë me Merita Haklaj” foli për hapjen e negociatave dhe punën që e pret tashmë vendin drejt anëtarësimit në BE.

https://a2news.com/video/sa-e-afte-eshte-administrata-te-perballoje-procesin-e-integrimit/

Për Barbullushin, tashmë nis puna reale. “Negociatat finalizuan një përpjekje të madhe dhe të gjatë, ndërsa puna reale fillon tani sepse tani kemi të bëjmë me fillimin e shqyrtimit të legjislacionit tonë, të përputhshmërisë së legjislacionit me atë të BE-së. Ky është një proces transformues.

Me metodologjinë e re, e reja e kësaj metodologjie është që ta bëjë këtë proces të ketë një ndikim të mirëfilltë që të shihet edhe te qytetarët”, u shpreh këshilltarja e kryeministrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos