U shpall “non grata” nga Britania, Berisha zbulon hapat që do të ndërmarrë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 12:50 | Politikë
U shpall “non grata” nga Britania, Berisha zbulon hapat që do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga A2 CNN për hapat që do të ndërmarrë pas shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe, deklaroi se do të veprojë ashtu siç do të këshillohet nga ekspertët ligjorë.

“Do të bëj atë që do të më këshillojnë ekspertët ligjorë. Ende nuk e di. Di këtë, që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje, në raport me masën e dënimit, është Mbretëria e Bashkuar. Di edhe që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Unë kaq di, hapin e tretë nuk mund ta them pa u këshilluar. Por, përveç hapave ligjorë nuk kam çfarë hapash të tjerë të ndërmarr”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se në letër nuk citohej asnjë anëtar tjetër i familjes së tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/22/sali-berisha-shpallet-non-grata-nga-britania-e-madhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos