Haradinaj duartroket marrëveshjen: Kosova, drejt NATO-s dhe BE-së

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 18:48 | Kosova
Haradinaj duartroket marrëveshjen: Kosova, drejt NATO-s dhe BE-së

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha fjalët më të mira për marrëveshjen e Ohrit, gjate një takimi me diasporën ne Zvicër. Pritshmëritë për Kosovën në NATO dhe BE janë më të sigurta falë aleatëve, tha ai.

“Kemi një marrëveshje, që shumica po e kritikojnë. Por mos harroni, çështjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë nuk e kemi kryesore. Ne dëshirojmë paqe me Serbinë, ndërsa marrëdhënie të mira ne duam me Amerikën, Europën. Amerikanët e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në NATO. Rruga jonë drejt BE-së ka qenë e pamundur pa ditën e djeshme. Kandidaturën tonë për në Këshillin e Europës i kemi në pritje, statusin e vendit kandidat e kemi në pritje, liberalizimin e vizave e kemi në pritje, e jo vetëm kaq, edhe investimet, i kemi në pritje”, tha Haradinaj gjatë një takimi në Zvicër me pjesëtarë të diasporës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos