Gazetarja e A2, Luela Myftari foli në studion e “Dita jonë” për rritjen e çmimit të biletave të muzeumeve dhe parqeve arkeologjike në të gjithë Shqipërinë, pas një vendimi të Ministrisë së Kulturës. Foli gjithashtu edhe për mos përkujtimin e 100-vjetorit të aktorit të madh, Sandër Prosit këtë javë, sikurse dhe 137-vjetorin e Fan Nolit. Të dy këta burra u lanë në harresë nga institucionet tona të kulturës. (A2 Televizion)
“Harresa institucionale”, Sandër Prosi nuk kujtohet në 100-vjetorin e lindjes
