Harry Kane në kërkim të trofeve, por… jo te Tottenham

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 12:42 | Futboll
Harry Kane në kërkim të trofeve, por… jo te Tottenham

Kane do të largohet këtë verë nga Tottenham. 27-vjeçari ka pasur një karrierë të suksesshme dhe profesionale te “Spurs”, por pa fituar asnjë trofe deri më tani duke humbur një finale të Champions League dhe dy finale të League Cup.

Me dëshirën për të fituar trofe, Sky Sport raporton se Kane ka dhënë lamtumirën të Tottenham dhe duket se do të qëndrojë në Premier League.

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kanë shprehur interesin për sulmuesin anglez, në krahun tjetër Tottenham është duke kërkuar për të zëvendësuar Harry Kane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos