Harry Kane shkruan historinë në fitoren e Tottenham

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 06:43 | Futboll
Harry Kane shkruan historinë në fitoren e Tottenham

Harry Kane ishte njeriu i fitores së Tottenham përballë Fulham në Premier League angleze. Me golin e shënuar, kapiteni i Spurs barazoi Jimmy Greaves, në krye të listës së goleadorëve historikë të klubit me 266 rrjeta.

Një rezultat i rëndësishëm për londinezët, që u kthyen te suksesi pas dy humbjeve me Arsenalin dhe Manchester City.

Tottenhami mbetet në vendin e pestë në renditje, por tashmë kërcënon Neëcastle dhe Manchester United në garën për një vend në Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos