
Harta e re gjyqësore e cila ka hyrë në fuqi që në datën 1 shkurt dhe që ka përcaktuar vetëm një gjykatë apeli të juridiksonit të përgjithshëm në Tiranë, jo vetëm që nuk po jep asnjë impakt pozitiv por përveç qytetarëve duket se ka vështirësuar dhe ulure dhe punën e avokatëve.
Elona Mone, avokate në dhomën e avokatisë së Vlorës, tregon se nga eksperienca e saj e deritanishme, përfaqësimi i çështjeve në shkallën e dytë në Tiranë, është një dështim.
Sipas avokates, kjo mënyrë e organizmit të gjyqësorit në shkallën e dytë, ka sjellë ulje të numrit të çështjeve pasi për të ndjekur një gjyq në Tiranë duhet të mbyllësh zyrën gjithë ditën dhe të humbësh gjyqet në Vlorë.
Përveç kësaj,dhoma e avokatisë së Vlorës shprehet se shumë avokatë kanë mbyllur studio e tyre në qytetin bregdetar, duke u transferuar ne tirane ose duke mbyllur fare aktivitetin.
Ndërsa ata që vijojnë punën, shpresojnë tek gjykata Kushtetuese.
Nga të dhënat e avokatëve, Gjykata e apelit te juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë, ende nuk ka caktuar data për çështjet e reja, pasi prej 6 muajsh janë duke gjykuar çështje që kanë qenë në procese gjykimi. (A2 Televizion)