All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Drejtonte i dehur mjetin, AMP arreston efektivin e policisë që shkaktoi aksident në Korçë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 11:18 | Aktualitet
Drejtonte i dehur mjetin, AMP arreston efektivin e policisë që
All - Paragraf - 1

Një inspektor policie që shërben në policinë Kufitare të Pustecit është vënë në pranga nga AMP, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, pasditen e djeshme.

AMP sqaron se efektivi 58-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, në momentin kur është përplasur me një furgon.

All - Paragraf - 3

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë - Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara. Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën”.

All - Paragraf - 6

Punonjësi në fjalë i policisë akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale për rastin në fjalë do t'i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos