Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se harta e re gjyqësore bie ndesh me Kushtetutën dhe rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Projekti i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas Berishës është ndëshkim për banorët ku do të mbyllen 18 gjykata. Ata jo vetëm nuk do të kenë aksesin e duhur tek drejtësia, por do t'u duhet të nxjerrin ndjeshëm më shumë para nga xhepi i tyre. (A2 Televizion)
Harta e re gjyqësore, Berisha: Ndëshkon qytetarët, shkel kushtetutën dhe rezolutën e PE
