Hashim Thaçit i refuzohet sërish lirimi me kusht

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 10:36 | Kosova
Hashim Thaçit i refuzohet sërish lirimi me kusht

Gjykata Speciale ia refuzoi sërish lirimin me kusht ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa muajsh tashmë kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Sipas një dokumenti të gjykatës, të publikuar nga mediat, mësohet se trupi gjykues e refuzoi kërkesën me arsyen se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.

Po ashtu, janë shfaqur edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte paraqitur dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Në arsyetim, përmendet edhe sjellja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, si dhe frika e dëshmitarëve.

Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte dhe aktakuzat iu konfirmuan tetorin e vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos