
Qeveria do të hapë brenda vitit garën ndërkombëtare për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, projekt i cili do të financohet tërësisht nga shteti.
Janë dy alternativa që po shqyrtohen për këtë investim, i cili mund të arrijë një vlerë prej 510 milionë euro, teksa pritet të ulë në masën 50% importin e energjisë elektrike.
“Të realizojmë një garë të hapur, transparente dhe ndërkombëtare, ashtu siç qeveria shqiptare bën, brenda muajit tetor. Kjo është një vepër që do të ndërtohet me fonde të qeverisë shqiptare, duke u mbështetur te partnerët tanë. Ky hidrocentral na sjell më afër ëndrrës që ne kemi, për ta kthyer Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë së rinovueshme”, u shpreh ministrja Balluku. (A2 Televizion)