Raporti i BB për varfërinë, ekspertët: Kambanë alarmi, nevojiten masa urgjente

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 19:27 | Ekonomi
Raporti i BB për varfërinë, ekspertët: Kambanë alarmi,

Qeveria nuk duhet të jetë thjesht në gjendje alerti për raportin e Bankës Botërore mbi varfërinë, por duhet të reagojë në mënyrë emergjente. 

Eksperti për ekonominë, Fatos Çoçoli, shpjegon se shifrat janë një këmbanë alarmi dhe këtë fenomen do ta vuajnë më shumë qytetet kryesore të vendit, që do të humbasin një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre. 

Sipas Fatos Çoçolit, investimet në sektorët jetikë për ekonominë do të ndihmonin në zbutjen e varfërisë në vend, ndërsa deklaron se qeveria duhet të mundësojë një pagë lufte për të gjithë të papunët e rinj të dalë nga kriza. 

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e varfërisë në vend mund të arrijë në 44% në skenarin më pesimist, në rast se situata me pandeminë mund të zgjasë për nje periudhë 6-mujore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos