Pesha e turizmit, sezoni veror përcaktues në ecurinë e ekonomisë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 17:41 | Ekonomi
Pesha e turizmit, sezoni veror përcaktues në ecurinë e

Turizmi është sektori më i prekur nga dy goditje radhazi: tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit. Bëhet fjalë për një ndër shtyllat që mban në këmbë ekonominë.

Sipas të dhënave të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, ky sektor jep një kontribut prej 8.9% në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar; ka të punësuar direkt 93 mijë vetë dhe indirekt 291 mijë persona. Ndërsa hyrjet valutore nga turistët e huaj vlerësohen në rreth 1.9 miliardë euro.

Me një peshë të tillë, turizmi vlerësohet arsyeja pse ekonomia shqiptare rrezikon këtë vit një recension të fortë nga -5% të parashikuar nga FMN deri në -9% sipas BERZH-it.

Visual Capitalist.com, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit, ka përpiluar një hartë që rendit shtetet me varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre, në vendin e 30-të renditet Shqipëria, me një peshë prej 22% të totalit të të punësuave pikërisht në kërë sektor.

Rrjedhimisht, rimëkëmbja e turizmit, nëpërmjet masave specifike që kërkohen tashmë nga operatorët e tregut, por edhe ekspertët do të përkthehej edhe në frymëmarje për ekonominë e gjerë. Deri më tani këto masa kanë munguar dhe shpreësa është tek plani i rimëkëmbjes, të premtuar nga qeveria në fund të qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos