
Një aksident i frikshëm ajror është regjistruar në Florida, ku një helikopter i ekipit të kërkim shpëtimit pësoi difekt dhe ra mbi një grumbull banesash.
Në video shihet teksa mjeti fluturues përfshihet nga flakët dhe më pas bën spirale, për të përfunduar dhunshëm në tokë.
Në momentin e aksidentit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta, në helikopter udhëtonin 3 persona, një prej të cilëve humbi jetën teksa 2 të tjerë shpëtuan. Viktima tjetër ishte në shtëpinë ku ra mjeti fluturues. (A2 Televizion)