Zbrazet qielli në Britani, qindra pasagjerë në tokë pas defektit në aeroporte

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 18:50 | Bota

Probleme të mëdha ka shkaktuar defekti teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Britaninë e Madhe.

Mbi 500 fluturime brenda Britanisë, por edhe nga aeroportet europiane që kishin destinacion ishullin u anuluan, duke lënë në tokë mijëra pasagjerë.

Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi pas disa orësh defekti ishte identifikuar tashmë dhe po zgjidhet, duket kërkuar falje për situatën e krijuar.

“Kemi identifikuar dhe korrigjuar problemin teknik që ndikoi në sistemin e kontrollit të fluturimeve. Po punojmë ngushtë me linjat ajrore dhe aeroportet për të menaxhuar fluturimet e prekura në mënyrë sa më efikase. Inxhinierët tanë do të monitorojnë me kujdes performancën e sistemit”, shkruhet në njoftimin e NATS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos