"Hëna e përgjakur", bota shijon eklipsin e rrallë

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 08:13 | Bota

Hëna ndryshoi ngjyrë mbrëmjen e së dielës, duke u shndërruar në të ashtuquajturën “Hëna e Kuqe”. Natën mes të dielës dhe të hënës, u rikthye eklipsi total i satelitit të Tokës, pas 3 vitesh, një fenomen që ishte i dukshëm edhe në vendin tonë.

Ngjarja u transmetua në mbarë botën drejtpërdrejt nga projekti virtual “Telescope”, prej orës 03:32 të mëngjesit, moment kur Hëna hyri plotësisht në konin e muzgut të krijuar nga Toka, teksa kaloi para Diellit.

Miliona vetë në mbarë botën arritën ta shijojnë spektaklin në qiell, edhe me sy të lirë. Ngjarja njihet ndryshe edhe si “Hëna lule” apo edhe “Hëna e majit”, pasi përkon me sezonin e çeljes së luleve.

Në shumë vende të botës, eklipsi hënor ishte i plotë, ndërsa në vende të tjera hëna e mbuloi pjesërisht diellin. Një eklips total hënor ndodh kur dielli, toka dhe hëna janë në një linjë dhe hëna kalon nëpër hijen e krijuar nga toka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos