Hera e parë për Aston Martin, prezanton motorin spektakolar për pistë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 14:24 | Teknologji

Aston Martin ka prezantuar për herë të parë një motor për pistë. Quhet AMB 001 Pro dhe është një “Valkyrie” me dy rrota.

Ky motor, ashtu si supermakina e markës britanike, do të prodhohet në shumë pak njësi, vetëm 88.

https://a2news.com/2018/12/15/aston-martin-valkyrie-nje-mrekulli-qe-kushton-3-milione-euro/

Mjeti spektakolar ka 997 kuaj fuqi dhe një pamje të jashtme futuriste.

Deri tani, nuk janë publikuar të dhënat teknike të këtij motori nga Aston Martin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos