Hetimet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Odesa-s

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 17:29 | Bota
Hetimet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Odesa-s

Kryebashkiaku i qytetit-port në Detin e Zi, Odesa, është ndaluar. Lajmin e bënë të ditur prokurorët e anti-korrupsionit.

Hennadii Trukhanov ka qenë nën hetim që nga viti 2017 për akuzat për përvetësim, të cilat ai i ka hedhur poshtë.

Volodymyr Zelenskyy ka nisur një fushatë anti-korrupsion në Ukrainës si pasojë e të cilës janë vënë në pranga një numër zyrtarësh.

Ukraina shpreson që t’i bashkohet Bashkimit Europian, dhe unioni e ka bërë të qartë që Kievi duhet të luftojë korrupsionin nëse dëshiron që të bëhet vend anëtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos