Hetimi për protestën te PD, prokuroria pritet të thërrasë për deklarime Bashën e Berishën

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 16:20 | Politikë
Hetimi për protestën te PD, prokuroria pritet të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, pritet të jenë në listën e personave që do të pyeten në Prokurorinë e Tiranës si deklarues lidhur me protestën e dhunshme të 8 janarit tek selia e PD.

Burime pranë prokurorisë së kryeqytetit konfirmuan për A2 CNN, se për ngjarjen do të kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe do të merren në pyetje personat e përfshirë, pa përjashtuar edhe pyetjen e Bashës dhe Berishës.

Sipas burimeve, ende nuk është dërguar një fletë-thirrje për ta, por do të vlerësohet sipas rastit. Për veprimet e dhunshme dhe vepra penale të konsumuara gjatë protestës së 8 janarit tek selia e Partisë Demokratike janë arrestuar në flagrancë 34 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 të tjerë.

Ata akuzohen për “organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "prishje e qetësisë publike", "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "shkatërrim të pronës" dhe "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos