Pamjet që ngrinë basketbollin amerikan: përplaset me shokun dhe bie KO

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 12:57 | Futboll
Pamjet që ngrinë basketbollin amerikan: përplaset me shokun dhe

Kemba Walker njihet si një nga basketbollistët më rezistentë në Amerikë dhe jo vetëm. Ai ka munguar vetëm në 6 ndeshje gjatë 4 sezoneve të fundit të NBA, duke treguar imunitet ndaj dëmtimeve.

Por, një përplasje me shokun e tij të skuadrës gjatë ndeshjes së fundit të Boston Celtics bëri që të dilte nga parketi me barrelë.

Walker u përplas me kokë në gjoksin e Semi Ojeleye, duke u shtrirë në tokë dhe duke trembur publikun e pranishëm.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku fatmirësisht janë përjashtuar dëmtimet e rënda. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=nJmxRek9ZRE

A2 CNN Livestream

Latest Videos