Neymar si Ronaldo, direkt në dhomat e zhveshjes pas zëvendësimit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 12:25 | Futboll
Neymar si Ronaldo, direkt në dhomat e zhveshjes pas zëvendësimit

Në ndeshjen që shënonte rikthimin e Neymar në fushë pas dëmtimit të radhës, PSG fitoi 2-0 ndaj Lille me golat e Icardi dhe Di Maria, por lajm u bë reagimi i brazilianit kur u zëvendësua.

Sulmuesi luajti 65 minuta pa ndonjë ndikim të madh në ndeshje dhe kur doli nga fusha u vërshëllye nga tifozët, teksa ylli brazilian u drejtua direkt te dhomat e zhveshjes pa përshëndetur trajnerin.

Veprimi i Neymar kujton atë të Cristiano Ronaldos ndaj Milanit dhe përkeqëson marrëdhënien me trajnerin e PSG, Thomas Tuchel, i cili disa ditë më parë e kritikoi hapur brazilianin për faktin se kishte shkuar në Madrid për të ndjekur Kupën Davis në tenis. (A2 Televizion)

https://twitter.com/LuisOmarTapia/status/1198010274583728129

A2 CNN Livestream

Latest Videos